Të shtëna me armë zjarri në Obiliq

  • 23 December 2019 - 12:27
Të shtëna me armë zjarri në Obiliq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës në Obiliq është raportuar për të shtëna me armë zjarri

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 20:00, ndërkaq policia bën të ditur se një person ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri pasi e kanë parë atë. 

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se disa persona të pa njohur pasi kanë vërejtur ankuesin, kanë shtënë në ajër me armë zjarri”, thekson raporti i policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)