Vetëvendosje e merr me të mirë LDK’në, ia uron ditën e themelimit e përmendin edhe Rugovën

  • 23 December 2019 - 16:13
Vetëvendosje e merr me të mirë LDK’në, ia uron ditën e themelimit e përmendin edhe Rugovën

Në vazhdën e mospajtimeve për punën e koalicionit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka vendosur që ta urojë LDK’në, në 30 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nga LV kanë përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shkruar se para 30 viteve, atëherë kur burgjet e Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur me shqiptarë, e demonstratat po bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta, ka lindur LDK si lëvizje politike.

Tutje, shtojnë se populli atëherë kërkonte republikë, derisa, kanë përmendur edhe ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, një nga themeluesit e kësaj partie.

“Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, kanë shkruar nga LV-ja.

(Kosova Sot Online )