Mitrovicë: Sulmohet E me thikë mjeku në vendin e punës

  • 24 December 2019 - 12:07
Mitrovicë: Sulmohet E me thikë mjeku në vendin e punës

Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri është raportuar një rast kanosje- sulm.

Policia ka dal në  vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje  ndaj viktimës-mjekut kujdestar.

Të dyshuarit anë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që i është bërë njërit nga ta.

(Kosova Sot Online)