Adoleshenti amerikan që vrau një të ri dënohet me vetëm 30 ditë burgim

  • 24 December 2019 - 12:24
Adoleshenti amerikan që vrau një të ri dënohet me vetëm 30 ditë burgim

Një adoleshent amerikan nga New Mexico është dënuar me vetëm 30 ditë burgim për vrasjen e një burri 25-vjeçar.

Santiago Armijo, 17 vjeç, është njëri nga dy adoleshentët e përfshirë në vrasjen e 25-vjeçarit Larry DeSantiago në një park më mars të vitit të kaluar. Dëshmitarët kishin thënë se e kanë parë viktimën duke i ndjekur dy personat e dyshuar në një kodër para se të qëllohej me plumb në gjoks.

Adoleshenti Armijo dhe shoku i tij, Jeremiah De La Pena, 16 vjeç, ishin arrestuar më vonë në një lagje afër vendit të ngjarjes. Policia ia kishte gjetur një armë në xhaketë personit të dënuar. 

Gjykatësja Christina Jaramillo e dënoi adoleshentin me vetëm 30 ditë burgim në burgun për të mitur pasi i riu e pranoi fajin për vrasje të shkallës së dytë.

Ndonëse dënimi maksimal për këtë vepër është katër vjet burgim, gjykatësja tha se mori vendim për ta trajtuar vrasësin dhe jo për ta dënuar me ndëshkimin më të rëndë.

Gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për personin tjetër që është përfshirë në këtë rast, shkruan “Fox News”.

(Kosova Sot Online)