Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

  • 26 December 2019 - 14:57
Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Glauk Konjufca ka folur për herë të parë pas zgjedhjes si kryetar i parlamentit të Kosovës.

“Ne qysh në fillim duam të ju falendërojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi. I falenderojëm ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive”, tha ai.

Konjufca i ka falendërur edhe qytetarët për besimin derisa ka njoftuar për mbylljen e punimeve të seancës.

“Mirëupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojëm do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.

Glauk Konjufca votohet për kryetar të Kuvendit me 75 vota për.

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin. Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën. PDK ka propozuar  Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i partisë, Albin Kurti.

Konjfuca ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme

Glauk Konjufca propozohet për kryetar të Kuvendit

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje është propozuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Propozimin e tij e ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Të pranishëm në sallë janë 111 deputetë.

Betohen 111 deputetët e Kuvendit të Kosovës

111 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës sapo kanë dhënë betimin.

Kjo është legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, e dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kjo ka qenë pika e dytë e rendit të ditës në seancën e sotme konstituive, që i paraprinë votimit të kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Komisioni i verifikon mandatet, rinis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Komisioni për verifikim të mandateve i krijuar në Kuvend të Kosovës ka filluar punën, derisa, pjesa tjetër e deputetëve kanë shkuar në pauzë 15 minutëshe.

Mbledhja konstituive e legjislaturës po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Jahja Kokaj i ndihmuar nga deputetja më e re e zgjedhur, deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani.

Në Kuvend të Kosovës fillimisht është miratuar pika e parë e rendit të ditës. Me 111 vota për dhe asnjë kundër janë emërtuar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve,

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që e përbëjnë kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosja dhe LDK-ja në këtë seanca shkojnë pa marrëveshje për koalicion. 

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Në Kuvend të Kosovës ka filluar pika e parë e rendit të ditës.

Si pikë e parë e rendit të ditës është verifikimi i dokumentacionit përkatës të zgjedhjeve, derisa, secili subjekt parlamentar propozon nga një deputet.

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

LVV ka propozuar Albulena Haxhiun. LDK ka propozuar Armend Zemajn. PDK ndërkaq ka propozuar Ganimete Musliun. AAK ndërkaq Rasim Selmanaj. Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiq. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka propozuar Albulena Balaj – Halimin.  Koalicioni VAKAT ka propozuar Rasim Demiri. Partia Demokratike Turke ka propozuar Fidan Jilta. Partia Liberale Egjiptiane ka propozuar Veton Berisha. Partia e Re demokratike ka propozuar Emilia Rexhepi. Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë propozuar për komision Hetem Arifin. Partia e Bashkuar Gorane, Elbert Krasniqi. Partia Rome e Bashkuar ka propozuar Albert Kinolli.

Deputetët e legjislaturës së re kanë hynë në sallën ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kurse, në vendin e kryesuesit është deputeti më i vjetër, Jahja Kokaj, i cili me deputeten më të re, Fjolla Ujkani, do ta drejtojnë seancën.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hyrë në Kuvend të Kosovës.

Për pak pritet që të fillojë seanca ku do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryesisë.

Në kuvend ndodhen edhe dy grupet më të mëdha parlamentare LDK e LVV.

Image

Në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë arritur deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e dalë e para nga zgjedhjet e jashtë zakonshme, si dhe lideri i partisë, Albin Kurti.

Paraprakisht në sallë kanë hyrë të parët edhe deputetët e LDK-së.

Kujtojmë që dy partitë kanë arritur në seancë pa arritur marrëveshje për koalicion.

Image

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet që për pak të nisë seanca konstituive.

Kujtojmë që pak më parë nga LDK-ja kanë dalë me qëndrim që të votojnë propozimet e LVV-së, ani pse dy partitë nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion.

Në kuvend është parë duke hyrë edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)