Pragu i shtëpisë i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet nga vila e shqiptarit të vrarë në Londër

  • 27 December 2019 - 21:22
Pragu i shtëpisë i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet nga vila e shqiptarit të vrarë në Londër

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së shqiptarit Flamur ‘Alex’ Beqiri. 36-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri në pragun e shtëpisë dhe nga fotot që sjell “Daily Mail” duken qartë shenjat e krimit.

Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën. 

Flamuri punonte si producent, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri.

“Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre.

(Kosova Sot Online)