Nata e ndërrimit të motmoteve: KRU Prishtina ka një njoftim për qytetarët

  • 31 December 2019 - 08:07
Nata e ndërrimit të motmoteve: KRU Prishtina ka një njoftim për qytetarët

Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë.

Gjatë natës së sotme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” thotë se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

(Kosova Sot Online)