Ambasadori gjerman uron që kosovarët të kenë një vit pa shqetësime
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt e ka uruar në një formë të veçantë vitin e ri për kosovarët.
Ai në Twitter ka postuar një fotografi nga shëtitja që kishte sot në një vend afër Berlinit.
Ka thënë se shpreson që një dozë të madhe të asaj që pa në Berlin, ta sheh edhe në Kosovë, si dhe 2020-ta të jetë një vit i artë për Kosovën.
“Pas zhurmave të mëdha të natës, ecja e vitit të ri në Potsdam afër Berlinit. Qiell i pastër, rreze dielli dhe parku i bukur i Sans Soucit, literalisht “pa asnjë shqetësim”. Shpresoj edhe Kosova ta ketë një dozë të madhe të kësaj në vitin 2020, dhe që kjo dekadë të jetë e 20-ta e artë për të gjithë miqtë atje”, ka shkruar Heltd.
After big bangs this night, New Year's walk in Potsdam near Berlin: clear skies, sunshine in the beautiful park of Sans Souci, litterally "without worry". Wish #Kosovo a huge dose of that for 2020, and this new decade to hopefully be the golden twenties for all friends there. pic.twitter.com/XH4WoeWcPA
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) January 1, 2020
(Kosova Sot Online)