“Katastrofat e 2019-tës”, ja cilat ishin dështimet më të mëdha të Kosovës

  • 01 January 2020 - 16:10
“Katastrofat e 2019-tës”, ja cilat ishin dështimet më të mëdha të Kosovës

“Anët apo punët e pa kryera janë një varg, e sidomos ato qe janë të lidhura me shtetin, qytetarin dhe jetën. Me shtetin është çështja e mos njohjeve të reja. Për më tepër, kemi tërheqje të njohjeve. Këtu nuk ka rëndësi fuqia e shtetit por shteti që ka tërhequr njohjen. Se këndejmi mendohet se janë 13 shtete që i kanë tërhequr njohjet. Kjo është një humbje e madhe në arenën ndërkombëtare dhe kudo që të kishte ndodhur kjo do të kishte përgjegjësi politike, sidomos e Ministrit të Jashtëm, të cilin do e kishin shkarkuar shumë herët”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi, njëherësh edhe zëvendësministër në ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, duke folur për vitin që po lëmë pas, ka vënë në pah dështimet dhe sukseset që i kishte Kosova gjatë këtij viti.

Sipas Kelmendit, sukseset edhe pse janë të pakta, janë të dukshme dhe me peshë të madhe, mirëpo “shkëlqimi” i tyre zbehet më pastaj nga dështimet e shumta e që janë gati të pamundura të numërohen.

Image
Muhamet Kelmendi

“Për të arritur deri në një përfundim që është pasojë e gjendjes në vitin që po e lëmë, kërkohet të shqyrtohen anët dështuese dhe ato të suksesshme, të cilat kanë ndodhur. Anë e suksesshme në vitin që po e lëmë është pikërisht taksa ndaj prodhimeve me origjinë serbe dhe puna e pa lodhur e Qeverise në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Natyrisht se ka edhe disa veprime tjera, që tregojnë sukseset, sikundër është Ligji mbi Trepçën, ndërtimi i mëtejmë i FSK, Ligji mbi të Ardhurat Personale në sektorin publik etj..”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, sipas tij ka edhe disa punë tjera të cilat janë kryer e janë të ndonjë rëndësie më pak të dukshme, por ka shumë punë të pakryera që lidhen me jetën e përditshme të qytetarit në shumë fusha.

“Anët apo punët e pa kryera janë një varg, e sidomos ato qe janë të lidhura me shtetin, qytetarin dhe jetën. Me shtetin është çështja e mos njohjeve të reja. Për më tepër, kemi tërheqje të njohjeve. Këtu nuk ka rëndësi fuqia e shtetit por shteti që ka tërhequr njohjen. Se këndejmi mendohet se janë 13 shtete që i kanë tërhequr njohjet. Kjo është një humbje e madhe në arenën ndërkombëtare dhe kudo që të kishte ndodhur kjo do të kishte përgjegjësi politike, sidomos e Ministrit të Jashtëm, të cilin do e kishin shkarkuar shumë herët”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Edhe brenda vendit, sipas Kelmendit nuk është arritur të shtrihet pushteti i njëjtë kudo nëpër territorin e shtetit tonë.

“Këtu duhet përmendur Kosovën Veriore, ku edhe pse kemi deklarata që gjoja tregojnë pushtetin tonë atje, e kundërta është. Asgjë nëpër komunat serbe nuk ka të përbashkët me Republikën e Kosovës. E përsërisë... asgjë. Çdo gjë që funksionon atje vjen nga Beogradi”.

Dështimi tjetër në fushën e brendshme, sipas Kelmendit është padrejtësia e madhe edhe e mëtejme, sidomos në sektorin privat. 

“Aty nuk ka asnjë të arritur. Punëtorët shfrytëzohen ashpër dhe paguhen shumë dobët pothuajse askund nuk vlen orari i punës. Njerëzit punojnë nga 6 e 7 ditë në javë nga 10 e 12 orë. Kuptohet pa pagesë për punën shtesë dhe pa asnjë sigurim në punë, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Kemi kudo shfrytëzim, padrejtësi, injorim dhe nënshtrim të ashpër deri në skllavëri. Gjendja nuk është e mirë as në arsim dhe as në shëndetësi. Në këto dy fusha kemi ngelje dhe degradim të ashpër”, thekosn Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Sipas Kelmendit, arsimi nuk është as së afërmi në nivelin e duhur, ku punohet e mësohet shkel e shko, ndërsa nëpër fakultete, universitete dhe kolegje nuk ka arsim të kualifikuar.

“Ndihmat janë shumë të ulëta e pensionet qesharake. Me ato as që mundë të ngihet bukë qytetari i ynë. Krimi e korrupsioni kanë evoluar më tej dhe janë bërë me metoda më të sofistikuara. “Nuk kemi pastërti dhe kualitet në sistem. Po vazhdohet me ndikim politike në prokurori dhe nëpër gjykata. Po vendosen kuadro jo të kualifikuar dhe të lidhura me firma të ndryshme me politikë etj. Edhe shteti në drejtim të ndërtimit të Qeverise së të ka probleme. Midis partive fituese VV e LDK po shihet se janë vetëm interesa karrieriste. Ato nuk arritën të ndërtojnë koalicion. Po vazhdon avazi i vjetër për luftë për pushtet. Pra, kemi një vit me plotë të pa arritura dhe të cilat po përcillen në vitin e ardhshëm. Sa do të zgjidhen këto pritet të shihen”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)