Pas sulmit në ambasadë Trump kërcënon Iranin, përgatiten 4 mijë parashutistë amerikanë

  • 01 January 2020 - 19:21
Pas sulmit në ambasadë Trump kërcënon Iranin, përgatiten 4 mijë parashutistë amerikanë

Ambasada amerikane në kryeqytetin irakian të Bagdadit, u sulmua nga një turmë demonstruesish, të zemëruar nga vrasja e militantëve të lidhur me Iranin, gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së më 29 dhjetor 2019.

Nga ana e tij, presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim për Iranin, pasi e fajësoi për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irakun fqinj. Trump tha se Irani “do të paguajë një çmim shumë të madh” për çdo dëmtim ose humbje të jetës.

“Ky nuk është një paralajmërim, por një kërcënim”, shtoi ai.

Më pas sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, njoftoi se rreth 750 ushtarë menjëherë do të vendosen në rajon.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë njerëzit dhe interesat tona kudo që gjenden, në të gjithë botën”, tha Esper.

Nga ana e tij, Teherani mohoi të ishte prapa protestave të dhunshme.

“Zyrtarët amerikanë kanë guximin befasues për t’i atribuar Iranit protestat e popullit irakian kundër vrasjes së egër të të paktën 25 irakianëve”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, përmes një deklarate. 

Sulmi ndaj Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, mund të jetë më i dhunshmi që nga sulmi i vitit 2012 ndaj një grupi diplomatik në Bengazi, Libi. Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Christopher Stevens, u vranë në atë sulm.

Pentagoni përgatit 4,000 parashutistë për tu ulur në Kuvajt pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani do të “paguajë një çmim shumë të madh” për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Brigada e Divizionit të 82-të të Ushtrisë Ajrore të Ushtrisë amerikane është urdhëruar për t’u vendosur me shpejtësi në Kuvajt dhe shpejt do ti shtohen 750 të tjerëve që janë duke shkuar.

“Të paktën 750 paratrupa janë tashmë duke shkuar në Lindjen e Mesme, konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper duke thënë se forcat shtesë janë të gatshme për t’u vendosur brenda disa ditëve. Kjo vendosje është një veprim i duhur dhe parandaluesëi ndërmarrë si përgjigje e niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane”, – tha Esper.

Një total prej 4,000 ushtarësh nga Brigada e 82-të janë njoftuar se do mbërrijnë brenda 96 orëve të ardhshme.

(Kosova Sot Online)