Ishte ndarë nga bashkëshorti, nëna hedh fëmijën nga kati i tretë dhe kryen vetëvrasje

  • 02 January 2020 - 12:57
Ishte ndarë nga bashkëshorti, nëna hedh fëmijën nga kati i tretë dhe kryen vetëvrasje

Një nënë 32-vjeçare hodhi vajzën e saj pesë vjeçare nga tarraca tre-katëshe dhe më pas kreu vetëvrasje duke u hedhur edhe vetë. 

Tragjedia e jashtëzakonshme ka ndodhur në orën 11.40 në rrugën Kolokotroni 67 në Pefki dhe sikurse raportojnë mediat greke nëna dhe vajza kanë vdekur. 

Sipas raporteve të para, nëna ishte duke e rritur vetëm vajzën e saj të vogël, pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti. Gjithashtu raportohet se gruaja kishte edhe problem serioze psikologjike, ndërsa vajza thuhet se kishte probleme shëndetësore.

Mënyra se si ajo zgjodhi të vriste fëmijën e saj dhe t’i jepte fund jetës së saj, kujton tragjedinë e pashprehur të marsit të kaluar, kur një nënë 44-vjeçare me fëmijën e saj në krahë u vetëflijua.

(Kosova Sot Online)