Aksident tragjik me dy të vdekur në Tiranë

  • 02 January 2020 - 15:53
Aksident tragjik me dy të vdekur në Tiranë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të vdekur dy persona.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën Xhafize Keko dhe sipas informacioneve të deritanishme kanë mbetur viktimë një burrë dhe një grua. Këta të fundit po kalonin rrugën në vijat e bardha në momentin kur njëra prej makinave i ka goditur dhe më tutje është përplasur me një makinë të dytë.

Policia dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Forcat e policisë kanë larguar kalimtarët e rastit të cilët janë mbledhur në vendngjarje. Ende nuk janë mësuar emrat e viktimave, të cilët janë dhe të parët për këtë vit të ri.

(Kosova Sot Online)