E rëndë, aktorja e njohur e mbyt nënën me thikë

  • 02 January 2020 - 18:03
E rëndë, aktorja e njohur e mbyt nënën me thikë

Aktorja e “Captain America” ka mbytur nënën e saj.

Aktorja e njohur e mbyti nënën e saj me thikë, shkruan TMZ.

Mollie Fitzgerald,  e cila kishte një rol të vogël në “Captain America: The Avenger The First” akuzohet se ka goditur me thikë nënën e saj në Kansas.

Fitzgerald u arrestua të martën nga policia në Olathe, Kansas dhe thuhet se akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Arrestimi vjen pasi policët gjetën nënën e saj 68-vjeçare, Patricia, të vdekur në shtëpi më 20 dhjetor, nga plagët që ia kishte shkaktuar thika.

Policia thotë se çështja mbetet nën hetim, por ende nuk ka dhënë detaje shtesë. 

(Kosova Sot Online)