Paralajmërimi për 2020-tën: Nis goditja e madhe e Speciales, ja tërmeti që...

  • 03 January 2020 - 07:40
Paralajmërimi për 2020-tën: Nis goditja e madhe e Speciales, ja tërmeti që...

“Viti 2020 jo vetëm që do të trondit me themel skenën e bandave politike në Kosovë, por të gjithë popullatën aty ku flitet shqip. Dhe nuk do të jetë vetëm kjo por edhe shumë e shume gjera të tjera që janë grumbulluar sa një bjeshkë dhe krejt me fajin e bandave politike që popullatën e Kosovës e kanë futur që nga pas lufta në qorr sokak”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, fillimin e vitit të ri 2020 e parashohin si një fillim të vështirë dhe me plotë të papritura për skenën politike të Kosovës, ngase pas intervistimeve të shumta që janë zhvilluar në vitin 2019, në këtë vit pritet të fillojë edhe “gjuetia” në vepër e Gjykatës Speciale, e cila sipas tyre, do ta tronditë skenën politike kosovare, edhe ashtu të çorientuar nga krimi dhe korrupsioni.

Kështu vlerëson analisti politik, Reshat Badallaj, sipas të cilit, me këtë zgjim të Gjykatës Speciale do të bie akoma më shumë imazhi edhe ashtu kështu i dëmtuar rëndë i Kosovës, pasi ekziston rreziku potencial i përpjekjes që me paratë e krimit të organizuar, të blihen edhe prokurorët e Gjykatës Speciale, ngase milionat e shumtë të plaçkitur nga populli e nga shteti, tani gjenden në duart e mafio-oligarkëve të mëdhenj, dhe të nëntokës kosovare të lidhur me politikan të nivelit të lartë.

Image
Reshat Badallaj

“Viti 2020 jo vetëm që do të trondit me themel skenën e bandave politike në Kosovë, por të gjithë popullatën aty ku flitet shqip. Dhe nuk do të jetë vetëm kjo por edhe shumë e shume gjera të tjera që janë grumbulluar sa një bjeshkë dhe krejt me fajin e bandave politike që popullatën e Kosovës e kanë futur që nga pas lufta në qorr sokak”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, është fatkeqësi e madhe nëse kjo Gjykatë do të merret vetëm me disa raste të izoluara të dyshimeve për krimet e luftës, dhe ndonjë shkelje aksidentale e ligjeve të luftës që mundë të jetë bërë nga individ të caktuar, dhe nuk merret me krimin e korrupsionin e nivelit të lartë i cili po e zhbënë shtetin e Kosovës, i instaluar që nga pas lufta e deri më sot.

“Gjykata Speciale do të duhej të merrej edhe me korrupsionin dhe krimin e organizuar pikërisht nga këto banda politike që e poshtëruan edhe fytyrën e tërë Kosovës. Bandat politike në sistemin e drejtësisë ulen dhe i bënë zap të gjithë ata gjyqtar ju thënçin që nuk respektonin ligjet dhe Kushtetutën e vendit për të cilët kishin dhënë edhe betimin, por u ndikuan nga jashtë, nga politika e bandave dhe kanaleve mafioze të nëntokës. Më duket se edhe kjo gjykatë Speciale është futur nëpër ujëra të ndotura sepse po shihet si farsë, se pikërisht kenë është dashur ta godasin në kokë e këta merren me bishtin, por sido që të jetë, në fund të fundit, ne nuk kemi përse vajtojmë, sepse pikërisht këto banda banditësh e aprovuan me gishtat lartë taman si në kohën e Rrahmanzinjve, ndaj nuk e di përse tani e vajtojnë”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Drejtësia e vërtetë, sipas Badallajt do të ndodhte sikur Specialja të arrestonte dhe të gjykonte kokat e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, dhe jo të ndjek luftëtarët e lirisë sipas shpifjeve të Dick Martit, pasi për krim e korrupsion ka fakte të mjaftueshme dhe nuk janë shpifje.

“Shumë më e drejt do të ishte që nga Gjykata Speciale të goditen krye banditët, krye mafiozët,krye kriminelët dhe krye hajnat që e vodhën deri në palcë buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve. Krye hajnat dhe krye banditët e kanaleve të nëntokës kriminale janë ata të majave më të larta të shtetit që para luftës nuk kishin rrip pantallonash dhe lëre që u bënë super milionerë me hajni, por edhe siguruan pasuri për shumë breza. Këtu është dashur të godas Gjykata Speciale, që ishte edhe porosi e ndërkombëtarëve. Nuk do të ishte keq edhe të kapen hajnat që vodhën ata krye vagabondët, kryekriminelët më të rrezikshëm në tërë Evropën e kam fjalën ata të fondit "Vendlindja Thërret" dhe fondi me hajdut në tërë globin, ai i 3% dhe bile edhe tani këta krye kriminel janë të pa ngopur dhe i ndihmojnë njëri tjetrit për shërim, dhe nuk kanë qare sepse të gjitha qindra miliarda i kanë ndarë bashkë. Në qofte se, nuk merret kjo gjykatë me këtë që thash atëherë do humb kuptimin deri në themel dhe nuk ka bërë asgjë pos zhurmës dhe lehjeve mediatike”, përfundon analisti politik, Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)