Ambasada Amerikane i pati fut në listë të zezë të akuzuarit e rastit “Pronto”

  • 03 January 2020 - 16:22
Ambasada Amerikane i pati fut në listë të zezë të akuzuarit e rastit “Pronto”

Ambasada Amerikane në maj të 2019-ës kishte thënë se nuk do të lëshojë viza për personat që janë të përfshirë në afera korruptive.

Në komunikatën e tyre ishin përmendur edhe afera më e madhe korruptive: “Pronto”, të akuzuarit e së cilës sot u shpllën të pafajshëm.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezent në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhej në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Ambasada atë kohë kishte bërë të ditur se ishte duke i përgatitur hapat konkretë për parandalimin e personave të involvuar në korrupsion që mos t’u lejohet udhëtimi drejt ShBA-ve. 

“Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet tutje në deklarimin e kësaj Ambasade.

Kurse, sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat 11 të akuzuarit në rastin “Pronto”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Shasivar Hoti, nuk ka pasur prova se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen.

(Kosova Sot Online)