Dështimi i madh, ndizet alarmi: Vetëm kështu Kosova kap ‘peshqit e mëdhenj’

  • 05 January 2020 - 07:45
Dështimi i madh, ndizet alarmi: Vetëm kështu Kosova kap ‘peshqit e mëdhenj’

“Kjo kapje e krimit të organizuar, duket të jetë shumë e fortë dhe po i bën te gjitha institucionet vitale te shtetit, ashtu qe protagonistë e politikanë të qeverisë, të presidencës dhe vet deputetët e legjislativit,sikur edhe kupolat e KGJK, të KPK-së nuk po marrin më as mundin se pakut t’i përgjigjen se duan a po nuk duan të bëjnë e aprovojnë ligjin e dekriminalizimit të politikës, sikur edhe ligjin mbi VETTING-un për vetëpastrimin e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, avokatisë, por edhe te gjitha institucioneve te shtetit, për të krijuar bazat reale për sundimin e ligjit dhe shtetit e te drejtës edhe ne Kosove”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kosova po shkelë në vitin 2020 akoma pa i ndërtuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, një problem që paraqet sfidë në vete për shoqërinë dhe qytetarët e Kosovës.

Në vitin 2020, sipas analistëve politikë do të barten të gjitha problemet që mbetën të pa zgjidhura nga qeverisjet e kaluara, e për të cilat do kërkohet zgjidhje nga qeveria në ardhje, pasi edhe premtimet e fituesve të zgjedhjeve, LVV dhe LDK kanë qenë të atilla, se në koalicionin e tyre qeverisës do të jenë top prioritet zhvillimi ekonomik, drejtësia dhe lufta kundër krimit e korrupsionit.

Për mundësinë dhe kapacitet e ballafaqimit me këto sfida, për “Kosova Sot Online” flet analisti politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, është e kotë çdo përpjekje e ecjes përpara në qeverisjen e vendit, nëse në top prioritet nuk vendoset drejtësia dhe lufta kundër krimit.

Image
Gani Qarri

“Fatkeqësisht sfidat më të mëdha për Kosovën edhe ne vitin 2020, padyshim se do të jenë korrupsioni dhe krimi i organizuar të cilat seriozisht vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin dhe prosperitetin në Kosovë. Për aq më tepër krimi I organizuar dhe korrupsioni,do të vazhdojë edhe më tej, të jenë njollë e zezë për Kosovën, dhe akte që po ia ndalin frymën këtij vendi dhe populli. Pa luftimin e njëmendtë të krimit te organizuar i cili ka depërtuar jo vetëm në institucionet e shtetit por edhe deri tek kokat kryesore të pushtetit, qoftë në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, nuk ka shans që edhe në Kosovë të sundoj ligji, e jo “Maliqi”! E duke qenë kështu dështoi qëllimshëm politika në Kosovë që edhe këtë vit ajo të mos fillojë reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut, dekriminalizimin e politikës dhe pushtetit, hapjen e dosjeve dhe ligjin anti-mafia”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj sipas Qarrit, për drejtësinë e kapur kosovare, viti që po lëmë pas do të shënohet si një vit i humbur, pasi që gjyqësia e kalbur edhe më 2019 dështoi plotësisht që në bankën e të akuzuarve ta vendosë qoftë edhe një, nga të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj.

“Ndaj me të drejtë lind pyetja se deri kur drejtësia e shitur dhe e trafikuar vendore,do të vendoset kryesisht nga pazaret kriminale interferuese e ndikuese dhe sekserët e mafio-oligarkëve politik dhe të mafio-oligarkëve të bizneseve të kriminalizuara që shëtisin lirshëm nëpër këto institucione të drejtësisë, bëjnë korruptimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në drejtësi, dhe që në fakt edhe në baza ditore bëjnë krimin e organizuar nëpër prokuroritë dhe nëpër gjykatat e faktit në Kosovë”, shton analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, vetëm bërja e ligjit Vetting për pastrimin e drejtësisë dhe të të gjitha institucioneve të tjera të sigurisë, mundë të jep shpresë për qytetarët, për instalimin e qëndrueshëm të një drejtësie të pavarur dhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kjo kapje e krimit të organizuar, duket të jetë shumë e fortë dhe po i bën te gjitha institucionet vitale te shtetit, ashtu qe protagonistë e politikanë të qeverisë, të presidencës dhe vet deputetët e legjislativit , sikur edhe kupolat e KGJK, të KPK-së nuk po marrin më as mundin se pakut t’i përgjigjen se duan a po nuk duan të bëjnë e aprovojnë ligjin e dekriminalizimit të politikës, sikur edhe ligjin mbi VETTING-un për vetëpastrimin e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, avokatisë, por edhe te gjitha institucioneve te shtetit, për të krijuar bazat reale për sundimin e ligjit dhe shtetit e te drejtës edhe ne Kosove”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)