Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë

  • 05 January 2020 - 12:41
Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë

Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orëve për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Dy raste janë shënuar në Pejë, ku në raste të ndara djali ka sulmuar babanë, ndërkaq viktimat kanë përfunduar në spital, e të dyshuarit në mbajtje.

Në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë. 

Ndërkaq në Skenderaj janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 18 copë fishkë, dy karikatorë dhe një fotrollë e armës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)