Flet eksperti i njohur, jep lajmin e keq për Kosovën: Këto ishin dështimet e mëdha

  • 06 January 2020 - 07:44
Flet eksperti i njohur, jep lajmin e keq për Kosovën: Këto ishin dështimet e mëdha

“Nuk ka progres, i gjithë viti ishte dështim. Të gjitha ligjet strukturore u anuluan nga Kushtetuesja, asnjë vendim i qeverisë nuk ka sjellë progres. Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike ishin jo ligjore dhe të pa nevojshme. Mekanizëm me burokraci të pakrahasueshme me shtetet normale”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

“Është zhgënjim i madh qytetar dhe intelektual, kur në fund të një viti kalendarik ulesh dhe kujton 365 ditët e vitit që po i lë mbrapa, e nuk e gjen një ditë në kalendar për ta shënuar si ditë të veçantë të një të arriture për ta mbajtur në mend dhe shënuar vitin në ikje”. Kështu e vlerëson një vit të dështuar për politikën që e qeverisi vendin gjatë vitit 2019-të, njohësi i fushës së të drejtës, ish kreu i Agjencionit Anti-Korrupsion të Kosovë, Hasan Preteni.

Sipas Pretenit, dështimet janë të mëdha në vitin që po mbetet pas dhe skandalet e shumta.

Image
Hasan Preteni

“Nuk mundë të flitet për ndonjë rezultat i cili të jep shpresë se do të avancohet më tutje në zhvillim në vitin vijues sepse Kosova përveç dështimit në planin e jashtëm ndërkombëtar, fuqizimin e sovranitetit duke u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, dështoi në planin e brendshëm, duke e humbur tërësisht betejën në luftën me krimin dhe korrupsionin. Nuk ka progres, i gjithë viti ishte dështim. Të gjitha ligjet strukturore u anuluan nga Kushtetuesja, asnjë vendim i qeverisë nuk ka sjellë progres. Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike ishin jo ligjore dhe të pa nevojshme. Mekanizëm me burokraci të pakrahasueshme me shtetet normale”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, mandati qeverisës që po mbetet pas, ishte një përbërje vetëm për të zhvatur shtetin me përbërjen rekorde të stafit burokratik, administrativ e politikë.

“Shumë ministra, shumë zv. ministra, shumë këshilltare e koordinatore, shumë këshilltar e asistentë, vozitës e burokrat tjerë të pa nevojshëm. Shumë të punësuar pa nevojë dhe shpenzime marramendëse. Të gjitha të këqijat pa asnjë pozitivitet, kjo është qeverisja më e keqe e Kosovës. Uroj ta kemi prekur fundin dhe të fillojmë progresin. Kohërat e mjerueshme uroj të kenë kaluar. Më keq se kaq nuk mundet”, deklaron eksperti i së drejtës, Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)