Parashutisti i mbijeton mrekullisht rrëzimit nga 45 metër lartësi

  • 07 January 2020 - 11:12
Parashutisti i mbijeton mrekullisht rrëzimit nga 45 metër lartësi

Një parashutist mbijetoi mrekullisht nga një rënie prej më shumë se 45 metër pasi humbi kontrollin e parashutës së tij dhe u rrëzua në një ndërtesë.

Marquinhos, 35 vjeç, u filmua teksa fluturonte mbi hotelin Dream Beach në Itanhaem, një vendpushim në bregdetin e shtetit të Sao Paulo.

Ndërsa ai manovroi larg ndërtesave për të zbritur në plazh, erëra të forta filluan në prapavijë dhe papritmas humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

I pasionuar pas sporteve ekstreme ai filloi të rrotullohej në ajër dhe të binte në tokë, duke u përplasur me anën e një ndërtese por fatmirësiht nuk ka pasur rrezik për jetën.

(Kosova Sot Online)