Zhduket një i mitur nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë

  • 07 January 2020 - 11:43
Zhduket një i mitur nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë

Policia ka njoftuar se një fëmijë i mitur është larguar nga Strehimorja e Fëmijëve të Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë ai është larguar ditën e djeshme rreth orës 16:30 dhe nuk dihet se ku ka shkuar. Rasti është nën hetime.

“Është raportuar se nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë është larguar një fëmijë i mitur mashkull K/Shqiptar dhe nuk dihet se ku gjendet. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)