Shokon ish agjenti: O Sabit Geci, a të kujtohet kur na premtove 2 mijë marka për ta kapur Baton Haxhiun
Një natë më parë, Sabit Geci është rrëfyer për jetën e tij tek Baton Haxhiu.
E ky rrëfim, nuk i ka pëlqyer ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjentit të SHIK-ut, Naim Miftarit.
Miftari përmes një postimi në facebook, ka treguar se gjatë kohës së luftës në Kosovë, konkretisht në vitin 1998 në Likovc, para Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sabit Geci u kishte premtuar ushtarëve nga 2 mijë marka shpërblim për ta kapur të gjallë Baton Haxhiun.
Postimi i plotë:
Sabit si është e mundur t’i shkosh në emision e të rrëfehesh te Baton Haxhiu ish emisari i Jovica Stanishiqit ish kryeshefit të UDB.
Po ta përkujtoj se dikur në fillim të veres 1998 në Likovc, para Shtabit të Përgjithshëm ishe ti ulur nën hijen e pishes te hymja në një syngjer, pikërisht ju keni premtu 2000 marka shpërblim ushtarëve të UÇK-së për ta zën të gjallë Baton Haxhiun..!
Sabit e kishit gabim ju atëherë atë urdher për Batonin apo e keni gabim tani këtë rrefim te i njëjti njeri te Baton Haxhiu...!
Hajde Hashim Thaqi s’ka qare pa shku te ai pasi i ka met shoku i vetëm plus ja ka zanë Batoni bishtin me derë me dosje të UDB-së dhe me vëllain e vet Ganiun kolegun e Batonit, por juve çka ju shtyu vallë ti shkoni në konak pastierit të UDB-së...?
(Kosova Sot Onlin)