Foshnja vdes pasi ngrihet në ballkon

  • 07 January 2020 - 16:47
Foshnja vdes pasi ngrihet në ballkon

Hetuesit rusë kanë hapur një hetim kriminal pasi një foshnje ishte vendosur në një ballkon nga prindërit e tij dhe aty u ngri për vdekje, kanë thënë zyrtarët.

Foshnja shtatë muajshe mbeti e ekspozuar në temperaturat -7 gradë celsius për pesë orë në rajonin e skajmë lindor të Khabarvskut.

Ai u vendos në ballkon që të flinte në ajër të pastër, raportojnë mediat lokale, përcjell BBC.

Ministri i shëndetësisë së rajonit më vonë i këshilloi njerëzit që të mos linin fëmijët e vegjël të vetëm jashtë.

“Gjithmonë duhet ta dini se ku dhe me kë janë fëmijët tuaj,” tha ai në një postim në Instagram.

“Mos kaloni andej pari pa bërë asgjë kur një fëmijë është në rrezik – në dimër një fëmijë që është i humbur apo i lënduar në rrugë mund të bëhet shpejt viktimë e temperaturave të ulëta,” shtohet në deklaratën e tij.

Po ashtu në deklaratën e tij ministri thotë se gjithnjë e më shumë fëmijët e Khabarovskut po bëheshin viktima të neglizhencës apo “injorancës” së prindërve të tyre.

Sipas mediumit lokal Lenta, sipas raporteve preliminare mbi vdekjen e fëmijës rezultonte që ai kishte vdekur shkaku i hipotermisë.

Hipotermia ndodh kur temperatura bazë e trupit ulet shkaku i ekspozimit ndaj të ftohtit,

Praktika e lënies jashtë të foshnjeve për të vjetur është tepër e zakonshme në vendet me temperatura të ulëta. 

(Kosova Sot Online)