Isa Mustafa: S’jam hidhëruar me Albinin

  • 07 January 2020 - 18:21
Isa Mustafa: S’jam hidhëruar me Albinin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dalë nga Kuvendi aty ku për tre orë është takuar me të parin e LV-së, Albin Kurtin.

Para mediave, shkurtimisht, Mustafa e ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin,e se do të takohen nesër.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

(Kosova Sot Online)