Analiza e fortë: Ja pse Albin Kurti po frikësohet, kështu Vjosa Osmani bëhet kryeministre

  • 08 January 2020 - 11:45
Analiza e fortë: Ja pse Albin Kurti po frikësohet, kështu Vjosa Osmani bëhet kryeministre

“Zgjidhje tjetër më e mirë për ta zgjidhur këtë peng që është krijuar deri më tani do të ishte që Albin Kurti të ja lë pozitën e kryeministrit Vjosa Osmanit dhe shteti të mos mbetet në këtë situatë krize pa pushtet. Po e them hapur se e gjithë Kosova është bërë peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe primitivizmit të Isa Mustafës dhe të LDK-së”, thotë profesori i njohur, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Takimet në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, parti këto që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, po vazhdojnë edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, sado që u vlerësua se kandidimi i njëanshëm i Glauk Konjufcës, e ka dëmtuar rëndë procesin për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Sipas profesorit të njohur, doktor Jeton Kelmendit, edhe nëse arrin të jetësohet koalicioni Vetëvendosje-LDK, ky do të jetë një koalicion i turpit dhe jo funksional.

“Pasi që nuk është duke u bërë në marrëveshje me vullnetin dypalësh të LVV-s dhe LDK-së, por po priten momentet e fundit, qoftë të intervenimit ndërkombëtar, qoftë edhe kërcënimi i Hashim Thaçit me ultimatume, vetëm që t’i detyrojnë palët par ti bërë kompromiset e tyre dhe të futen me detyrim në një koalicion të “dhunshëm” që nuk do të shkon vij për vi me interesat e synuara të partnerëve qeverisës për ndarjen e kulaçit sipas egove të tyre”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas Kelmendit, edhe nëse jetësohet ky koalicion, ka rrezik që të dështojë, duke e përjetuar edhe Albin Kurti fatin e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e kryeministrave tjerë të mëparshëm, duke mos e përmbushur mandatin e plotë 4 vjeçar si kryeministër.

“Mendoj se veprimet e LVV-së definitivisht janë shumë të pa matura dhe kjo ka ndikuar që të krijohet njëfarë largimi, njëfarë distancimi në mes të dy partive politike që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. Mirëpo tani këtu kemi shpërfaqjen e dy fenomeneve që nxjerrin në sipërfaqe dy çështje: kemi një qyqarllëk të pa parë të LDK-së e cila deri dje i nënshtrohej PDK-së, kurse tani po ju nënshtrohet talljeve të ulëta që po ia bënë LVV-ja. Mënyra se si prezantohen ministrat dhe përzgjedh atë çka e dëshiron vetë Albin Kurti tregon se nuk e qanë kokën aspak që është e gjallë LDK-ja. Nga ana tjetër, mënyra se si nuk e përcakton më qartë veprimin e vetë LDK-ja tregon se ata janë shumë të sëmurë për pushtet dhe nuk zgjedhin rrugë e mjete që të futen në pushet, janë në gjendje të pranojnë edhe fyerje, duke ulur poshtë qafën, pavarësisht se si sillet aleati i tyre. Jua ka marr postin e kryeparlamentarit, po e merr edhe postin e kryeministrit dhe me këtë po dëshmon përfundimisht se këta të LDK-së janë një patericë e keqe e LVV-së, nëse arrijnë të futen në koalicion”, shprehet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, profesor Kelmendi thotë se LDK është dashur të tregohet shumë më serioze dhe këmbëngulëse në kërkesat e saj për pozita në koalicionin me LVV-në, dhe jo të sillet kaq e përulur dhe nënshtruar. 

“Unë mendoj se mundësia më e mirë në këto rrethana kishte me qenë që të krijohet një koalicion më ndryshe, po të ishte LDK-ja një parti normale, që të mos shkon fare në aleancë me LVV-në, por të pres që në raundin e dytë ta merr mandatin nga presidenti së bashku me AAK-në dhe me NISMA-n e Fatmir Limajt, sepse së bashku me minoritetet bëjnë 68 deputet, dhe kështu do të krijoheshin rrethanat që ta lënë LVV-në në opozitë së bashku me PDK-në”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, marrja e këtyre veprimeve të mundshme nga LDK-ja, po e bëjnë të frikësohet Albin Kurti që të bëhet kryeministër dhe nuk po din se si ta gjej arsyen ndryshe, por vetëm duke e provokuar partnerin, që është LDK-ja.

“Ai e din me siguri që disa gjëra tepër serioze për vendin dhe që i mbeten trashëgim qeverisë në ardhje, janë aranzhuar që me herët nga presidenti Hashim Thaçi, derisa ai ishte në pozitën e kryeministrit, çështje të aranzhuara së bashku me faktorin ndërkombëtar, dhe tani po tenton që me veprimet e tij të njëanshme të largohet nga koalicioni me LDK-në. Këtë fitore që ka tani LVV-ja sikur po dëshiron të mos e kishte. Zgjidhje tjetër më e mirë për ta zgjidhur këtë peng që është krijuar deri më tani do të ishte që Albin Kurti të ja lë pozitën e kryeministrit Vjosa Osmanit dhe shteti të mos mbetet në këtë situatë krize pa pushtet. Po e them hapur se e gjithë Kosova është bërë peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe primitivizmit të Isa Mustafës dhe të LDK-së”, përfundon profesor, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)