Trump: Europa të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, paralajmëron sanksione të reja

  • 08 January 2020 - 17:52
Trump: Europa të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, paralajmëron sanksione të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Presidenti amerikan ka deklaruar se do të shtojë sanksione të reja ekonomike ndaj Iranit.

Ai i ka bërë thirrje Evropës që të “shkëputet nga mbetjet e Marrëveshjes Nukleare me Iranin”, të cilën e ka quajtur marrëveshje “të marrë” dhe më përpara ka njoftuar se ShBA-ja do ta braktisë atë.

Presidenti Trump, nuk ka dhënë ndonjë detaj për natyrën e sanksioneve të tjera, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online)