Akuza e rëndë për skandalin me gurëthyesin  e Thaçit, ja çka kërkohet për presidentin 

  • 08 January 2020 - 19:51
Akuza e rëndë për skandalin me gurëthyesin  e Thaçit, ja çka kërkohet për presidentin 

“Kjo bandë shkatërruese Thaçi është dashur moti të goditet ashpër, jo vetëm këtu po kudo ku veprojnë dhe shkatërrojnë pa pikë mëshire ambientin, natyrën që shkon në dëm kundër popullatës. Por, përgjegjësinë duhet ta bartin edhe këta që deri dje heshtën si gjyshe memece. Pra të mos harrojnë atë se nga kur vepron kjo bandë hajnash në këtë anë dhe përse nuk u godit për vdekje më kohë?! Dhe, ky Kuvend kukull tani nuk duhet të ndalet me kaq, por së pari, të bllokohet e tërë makineria e rëndë e kësaj bande, të dënohen dhe bile edhe të burgosen për dëmet e thershëm dhe për masakrën që ja kanë bërë natyrës”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për Kosova Sot Online”.

 

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj e ka vlerësuar pozitiv, ndonëse shumë të vonuar vendimin e Komunës së Malishevës, sipas të cilit pezullohen aktivitetet e gurëthyesit që është në pronësi të vëllait të Hashim Thaçit.

“Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin kompanive të gurthyesve në territorin e komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal të Malishevës, pas mbledhjes së mbajtur të hënën.

Sipas këtij vendimi, përveç firmës “Geo Mineral”, vendimi ka prekur të gjitha kompanitë gurëthyese që operonin në këtë komunë. 

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se kjo është goditja e parë, por ndër më të rëndat që e ka përjetuar Thaçi deri më tani, por përgjegjësi duhet të japin edhe zyrtarët e Komunës së Malishevës që kanë mbyllur sytë deri më tani para këtij krimi ambientalist. 

“Më mirë vonë se hiç, me këtë vendim për pezullimin e pronave të bandës Thaçi. Kjo bandë nuk është që vepron vetëm në komunën e Malishevës, por shtrihet gjithandej nëpër tërë vendin. Ky vendim i Komunës së Malishevës nuk është asgjë tjetër pos qesharak dhe turp i llojit të vet, sepse Banda e Thaçit, nuk është që vepron nga dje për shkatërrimin e natyrës dhe dëmin që ja ka bërë. Ata që nuk e dinë kjo bandë shkatërruese ka shkatërruar bjeshkën e Astrazupit për të cilën që nga fillimi kanë qenë në dijeni dhe të mos harrojmë se pikërisht këta të kësaj Komune deri dje kanë bashkëpunuar bashkë dhe e kanë ndarë pazarin. Vetëm po pyesim dhe të dalin para popullit dhe të thonë se nga cili vit vepron kjo bandë ogurzezë dhe dëmet e shkatërruara dhe përse nuk u ndërmor asgjë deri më tani”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, po ta kishin pasur seriozisht dhe po të kishin vepruar me kohë Komuna e Malishevës kundër kësaj bande shkatërruese, nuk do të shkatërrohej natyra e këtyre anëve në mënyrën më të pamëshirshme vetëm e vetëm për interesa të tyre personale. 

“Kjo bandë shkatërruese Thaçi është dashur moti të goditet ashpër, jo vetëm këtu po kudo ku veprojnë dhe shkatërrojnë pa pikë mëshire ambientin, natyrën që shkon në dëm kundër popullatës. Por, përgjegjësinë duhet ta bartin edhe këta që deri dje heshtën si gjyshe memece. Pra të mos harrojnë atë se nga kur vepron kjo bandë hajnash në këtë anë dhe përse nuk u godit për vdekje më kohë?! Dhe, ky Kuvend kukull tani nuk duhet të ndalet me kaq, por së pari, të bllokohet e tërë makineria e rëndë e kësaj bande, të dënohen dhe bile edhe të burgosen për dëmet e thershëm dhe për masakrën që ja kanë bërë natyrës. Por, këtë nuk e bëjnë sepse këta janë të përzier deri në fyt bashkë në këtë krim dhe në qoftë se, nuk është kështu krejt kollaj është përse deri më tani veproi me këtë krim dhe me këtë hajni, kush janë ata që e lejuan ta shkatërroj natyrën dhe ku shkoi fitimi i kësaj masakre natyrore dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Pra shkurt e shqip banda kriminale e Thaçit ka bashkëpunuar me banditët kriminal të kësaj komune që do të duhej patjetër të zbardhet deri në fund”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Badallaj thotë se nëse vërtetë është nisur seriozisht kjo çështje, ndalesa e operimit të mëtejshëm të këtij gurëthyesi, ndjekja penale duhet t’i përfshij të gjithë, edhe pronarët, por edhe zyrtarët komunal që kanë heshtur deri tash.

“Le të zbulohet se dhe kush janë këta banditë që u pasuruan dhe u bënë super milionerë dhe ndan kulaçin bashkë, kurse tani ca matrapaz e shkuar matrapazëve, kinse sa për të bërë vetëm zhurmë dhe asgjë më shumë thonë eja të pezullojmë punimet. Duhet shkuar deri në fund deri në ç´masë ka mbërri shkatërrimi dhe masakra natyrore dhe të mos flasim edhe për shëndetin e njeriut dhe të dëmeve të atyre përreth. Me një fjalë kush janë përgjegjësit që shkatërruan dhe ku shkuan thasët me para, por kjo i ngjan asaj :"Qeni keq ta bjer ujkun në torishtë", sepse kjo bandë hajnash nuk kanë ardhur nga Broja e Haxhi Thaçit dhe të ngulin çekiç në këto bjeshkë të bukura, prandaj nëse nuk e kanë me hile do të shohim se kush do të burgoset, sepse përpos burgut këto banda hajnash nuk kanë vend në liri për të bërë më tej masakër në bukurit natyrore dhe të pasurohen me hajni”, përfundon Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)