Në gjendje të dehur, burri nga Ranillugu rreh nënën dhe motrën

  • 09 January 2020 - 09:13
Në gjendje të dehur, burri nga Ranillugu rreh nënën dhe motrën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.

I dyshuari i komunitetit serb, nga Ranillugu nën ndikimin e alkoolit i kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar viktimat femra K/ Serbe (nënën dhe motrën  e tij). Viktimat nuk kanë kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të prokurorisë.

(Kosova Sot Online)