Pa pikë emocioni: Ky ishte reagimi i Trump kur Irani sulmoi bazat amerikane

  • 09 January 2020 - 10:03
Pa pikë emocioni: Ky ishte reagimi i Trump kur Irani sulmoi bazat amerikane

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa foto nga takimi i Presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.

I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trump tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.

(Kosova Sot Online)