72 vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

  • 09 January 2020 - 11:19
72 vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

Një 72 vjeçar ka është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit të mërkurën.

Lajmin për io e ka konfirmuar zëdhënësi zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit Ismet Hashani.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar ai. 

Sipas medias 72 vjeçari është gjendur pa shenja jete në një nga motelet në Gjilan.

Ndërsa Prokuroria e ka cilësuar këtë rast si “Vdekje e Dyshimtë”.

“Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)