Vdekja e 72 vjeçarit në një motel në Gjilan, në kërkim një femër: Kamerat filmuan momentin kur…
Nje burre 72 vjecar ka vdekur ne nje dhome moteli ne Gjilan. Lajmin e ka komfirmuar edhe policia e Gjilanit, nderkohe qe mesohet se ne kerkim eshte vene nje grua, me te cilin dyshohet se ka qene i shoqeruar i moshuari.
Sipas hetimeve, ai kishte shkuar i shoqeruar me nje grua ne motel, gjate mesdites se djeshme.
Kamerat e motelit kane kapur momentin kur gruaja largohet e vetme nga godina. Vetem pak me pas personeli ka gjetur ne dhome te vdekur burrin e moshuar dhe ka njoftuar policine.
Detaje ka dhene zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.
(Kosova Sot Online)