Pas dy orësh përfundon takimi VV- LDK në Kuvend, ja detajet

  • 09 January 2020 - 15:18
Pas dy orësh përfundon takimi VV- LDK në Kuvend, ja detajet

(E plotësuar) - Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, dhe ai i VV’së, Albin Kurti, pas takimit të sotëm që ka zgjatur rreth dy orë janë larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës pa treguar se çfarë ka ndodhur brenda në takim.

Ky ka qenë takimi i tyre i tretë pas 26 dhjetorit, ndërkohë edhe përkundër pritjeve të shumta që sot do të kishte ndonjë marrëveshje potenciale, duket se dy partitë nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje.

Pas gjithë këtyre muajve negociata, kjo është hera e parë që dy partitë nuk zgjedhin të prononcohen për media rreth asaj se çfarë ka ndodhur në tryezën e bisedimeve

Pas dy orësh përfundon takimi VV- LDK në Kuvend

Është kryer takimi ndërmjet krerëve të LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Ndryshe ky takimi i sotëm ka zgjatur rreth dy orë.

Fillon takimi Kurti-Mustafa në Kuvend

Ka filluar takimi mes krerëve të VV-së dhe LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ky takim po mbahet pas atij të merkurës, i cili zgjati tri orë pa prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Derisa sot pritet që së paku të definohen çështjet lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshje apo jo.

VV-LDK tashmë në Kuvend, flasin Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i LV-së, Albin Kurti ka arritur në Kuvend të Kosovës aty ku për pak pritet që të nis takimin me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Pak më parë ai në një paraqitje të shkurtër para mediave nuk është shprehur fort optimist se sot mund të arrihet marrëveshje.

Në anën tjetër, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se po përpiqen që të arrijnë marrveshje.

Image

Kurti nuk shfaq optimizëm të madh teksa shkon në takim me Mustafën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur shkurtimisht para se të nisej në Kuvend të Kosovës ku do të takohet me të parin e LDK-së, Isa Mustafën për të vendosur për koalicionin.

Para selisë të partisë, aty ku deri pak më parë kishte mbledhje me grupin punues Kurti tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet e që ka pasur lëvizje.

Mirëpo, Kurti thotë se marrëveshje nuk ka ende.

“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Albin Kurti para se të nisej në Kuvend të Kosovës.

Takimi në mes të Kurtit dhe Mustafës pritet që të nis për pak minuta. Në Kuvend kanë arritur zyrtarët e LDK-së.

Image

Mustafa para takimit me Kurtin: Po mundohemi të bëjmë marrëveshje

Në Kuvend të Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Për pak minuta pritet që të nisë takimi me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu ka folur shkurtimisht para mediave.

Ai ka thënë se janë duke u munduar që të arrijnë marrëveshjen.

“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.

Ndërkohë, në LV momentalisht është duke u mbajtur një mbledhje e Albin Kurtit me grupin punues.

Takimi Kurti – Mustafa pritet që të nisë në ora 15:30.

(Kosova Sot Online)