Dalja nga Kosova, pritje deri në 4 orë në kufirin me Serbinë

  • 10 January 2020 - 21:44
Dalja nga Kosova, pritje deri në 4 orë në kufirin me Serbinë

Pritjet në Mardare për të dalë nga Kosova janë të gjata edhe në mbrëmjen e sotme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga kjo pikë kufitare me Serbinë pritjet janë nga 3 orë e 50 minuta deri në 4 orë.

Por, për të hyrë në Kosovë, nga po kjo pikë kufitare duhen vetëm 3 deri 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga vendi shkojnë maksimumi në 10 minuta.

(Kosova Sot Online)