Makina përplas motoçikletën, drejtuesi fluturon 5 m në ajër

  • 11 January 2020 - 12:15
Makina përplas motoçikletën, drejtuesi fluturon 5 m në ajër

Një motoçiklist është hedhur afro pesë metra larg, pasi u godit nga një makinë që po lëvizte në drejtim të kundërt në një rrugë në Sheffield të South Yorkshire (Britani).

Veshja e duhur i shpëtoi jetën 35-vjeçarit, që u godit nga automjeti që po lëvizte me mbi 150 kilometra në orë.

Në pamjet rrëqethëse, shihet se si përplasja e hedh atë në largësi, ndërsa një makinë tjetër rrezikon ta shtypë.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i mjetit është dënuar me 16 muaj burg, pasi pranoi se shkaktoi lëndim serioz, për shkak të drejtimit të gabuar.

(Kosova Sot Online)