Largimi i Harryt dhe Meghan, Mbretëresha thërret në takim urgjent familjen

  • 12 January 2020 - 11:17
Largimi i Harryt dhe Meghan, Mbretëresha thërret në takim urgjent familjen

Pas vendimit të marrë nga Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle për t’u larguar nga familja mbretërore mësohet se Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar një mbledhje urgjente të familjes.

Sipas “People” në këtë mbledhje do të jenë Princ Harry, vëllai i tij Princ William dhe babai i tij Princ Charles.

Takimi pritet të zhvillohet në shtëpinë  e Mbretëreshës në Sandringham, Norfolk gjatë së hënës.

Mendohet se Dukesha Meghan Markle do të marrë pjesë në këtë mbledhje përmes telefonit, nëse mbledhja do të zhvillohet në ditën kur është caktuar, pasi ajo ndodhet në Kanada.

Mbledhja e niveleve të larta për të “biseduar gjërat”, siç shprehet burimi nga Pallati Mbretëror për “People”, hedh hipotezën se në përfundim të bisedimeve do të arrihet në një konkluzion në mënyrë që të gjendet një zgjidhje funksionale si për Harryn dhe Meghan ashtu edhe për familjen.

“Pas një serie takimesh dhe konsultimesh gjatë ditëve të fundit ka disa mundësi që familja mbretërore të marrë parasysh kërkesën e Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan.

Siç është thënë edhe më herët të bërit një ndryshim i tillë punës dhe rolit të tyre në Monarki kërkon diskutime të mirëmenduara dhe komplekse. Hapat e radhës do të merret gjatë takimit. Dëshira e Mbretëreshës është që kjo situatë të zgjidhet në paqe,”-shprehet burimi në Pallatin Mbretëror.

Pas pushimeve të tyre në Kanada Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle deklaruan se duan të shkëputen nga familja mbretërore duke qenë të pavarur ekonomikisht si dhe të vazhdojnë jetët e tyre mes Britanisë dhe SHBA-së. Gjithashtu ata u shprehën se duan heqin dorë nga titujt e tyre.

(Kosova Sot Online)