Vjen alarmi për Kosovën: Ja si të veprohet nëse dështon koalicioni VV-LDK

  • 13 January 2020 - 16:46
Vjen alarmi për Kosovën: Ja si të veprohet nëse dështon koalicioni VV-LDK

“Gjendja shoqërore, ekonomike, sociale, politike, arsimore e shëndetësore në vendin tonë, ishte dhe mbetet gjithnjë më e keqe. Tani më nga shkaku i indolencës se ish ekzekutivit, së pakut nuk janë bërë disa amendime në Kushtetutë, në rendë të parë në dispozitën e nenit 95. 1 të Kushtetutës në saje të së cilës nuk do të krijohej situata e bllokadës për formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e fundit. Po ashtu ish ekzekutivi nuk i ka bërë reformimet në sistemin zgjedhor. Aludimi është për nismat legjislative që kanë munguar së pakut në këto dy sfera”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, duke reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, kryeministër në detyrë, i cili paralajmëroi kolaps të shtetit deri në bankrotim, nëse nuk bëhet shpejtë qeveria e re dhe nuk miratohet buxheti i shtetit në Kuvend.

Smaka thotë se gjendja e krizës në të cilën tash gjendet Kosova, me ngërç politik, pa institucione funksionale, pa buxhet dhe me rrezik kolapsi të plotë, fillimisht është pasojë e dështimit në fushën e reformave nga qeveria në ikje, e më pastaj vjen si sjellje e pa përgjegjshme e partive politike të dala si parti fituese nga zgjedhjet e fundit, e që nuk po arrijnë ta bëjnë qeverinë.

Image
Riza Smaka

“Gjendja shoqërore, ekonomike, sociale, politike, arsimore e shëndetësore në vendin tonë, ishte dhe mbetet gjithnjë më e keqe. Tani më nga shkaku i indolencës se ish ekzekutivit, së pakut nuk janë bërë disa amendime në Kushtetutë, në rendë të parë në dispozitën e nenit 95. 1 të Kushtetutës në saje të së cilës nuk do të krijohej situata e bllokadës për formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e fundit. Po ashtu ish ekzekutivi nuk i ka bërë reformimet në sistemin zgjedhor. Aludimi është për nismat legjislative që kanë munguar së pakut në këto dy sfera”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, derisa arritja e marrëveshjes për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së që është bllokuar tek lufta për mandatin e presidentin të ardhshëm, është shumë reale që të pritet dështimi i krijimit të qeverisë së re.

“Sepse kjo çështje është e pa mundur të zgjidhet tani, është shkelje kushtetuese por edhe e pa moralshme dhe e pa dinjitetshme që të bëhet temë pozita e presidentit derisa është presidenti në mandat edhe për më shumë se një vit”, shton Smaka. 

Prandaj sipas Smakës, bërja temë nga LVV dhe LDK pozita e presidentit, e bënë akoma më të pa mundur arritjen e marrëveshjes për koalicion.

“Gjasat janë reale që të dështon krijimi i koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së kryesisht nga papërgjegjësia elementare e LDK-së e cila pretendon sendërtim të synimit megaloman për para sigurimin e postit të Presidentit i cili nuk ishte as nuk mundë të jetë temë në rrjedhën e zgjedhjeve parlamentare. Ai post nuk është vakant as aktual, dhe sikundër dihet Presidenti zgjidhet në procedurë tjetër. Madje sikundër të arrihej marrëveshje politike ndërmjet atyre dy subjekteve politike për "parazgjedhjen " e Presidentit në favorin e LDK-se, përkatësisht të personit "super ambicioz iluzionist " të saj, ndër të tjera do të shkelej rëndë dispozita e nenit 70 të Kushtetutës sipas së cilës deputetët duhet të votojnë sipas bindjes së lirshme por kurrsesi e asnjëherë sipas diktatit të një marrëveshjeje politike problematike e të pa precedence në historinë Kushtetuare e politike”, deklaron Smaka për “Kosova Sot Online”. 

Smaka thotë se edhe nëse dështon formimi i Qeverisë së re për shkak të mosmarrëveshjeve mes LVV-së dhe LDK-së, zgjedhjet e menjëhershme nuk janë zgjidhje, por do të duhej shkuar me një qeveri teknike kalimtare, në mënyrë që të zhvillohen disa reforma me rëndësi, dhe të përgatitet më mirë infrastruktura për zgjedhje të reja, në mënyrë që të mos përsëriten edhe një herë situate të tilla sikur kjo tani, por edhe VLAN-i që e kemi pasur në të kaluarën.

“Nëse do të dështonte arritja e koalicionit përkatësisht e formimit të qeverisë kurrsesi nuk do të duhej të aplikoheshin zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme por në vend të tyre do të duhej të formohej qeveri teknike por tejet meritokratike e cila do të funksiononte se pakut një vit dhe ndër të tjera do të përgatiste mirë dhe procedonte për miratim një dyzinë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kushtetutës si dhe të sistemit zgjedhor. Në këtë kontekst KQZ-ja e administruar nga z. Daka ka kontribuar tejet keq në stërzgjatje të numërimeve e të rinumërimeve të votave të qytetarëve”, përfundon profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)