Skandali me leje ndërtimore në Prishtinë, kërkohen urgjentisht hetime ndaj Shpend Ahmetit

  • 14 January 2020 - 14:31
Skandali me leje ndërtimore në Prishtinë, kërkohen urgjentisht hetime ndaj Shpend Ahmetit

“Pse dhe a hetohen këto raste nuk e di! Nuk kam të dhëna. Mirëpo, kërkohet të hetohen të dy anët, ndërtuesit dhe vetë organet kompetente të qytetit të Prishtinës. E natyrisht se qytetaret duhet kundërshtuar ndërtimet që janë kundër natyrës, sikundër ishte plani për ndërtimin e lagjes në Badovc. Këto janë veprime tipike të ndaluara dhe natyrisht se i takon Prokurorisë kompetente të merret zyrtarisht. Se kush do të bije në pranga është çështje e hetimeve që i ndërmerr organi kompetent, ai vendos.”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi e konsideron të drejtë dhe shumë të qëlluar organizimin e qytetarëve të Prishtinës dhe gjithandej Kosovës, që nëpërmes rrjetit social Facebook u alarmuan për rrezikun që po i kërcënohet Liqenit të Badovcit, të rrethuar me ndërtime me leje të kontrabanduara, të dhëna kundërligjshëm nga komuna e Shpend Ahmetit, sidomos tani në këtë fazën kur është duke e shpenzuar mandatin e dytë të qeverisjes me Prishtinën. 

Profesor Kelmendi thotë se jo vetëm në këtë zonë te Liqeni i Badovcit dhe përreth tij, por dhe brenda në qytet është ndërtuar dhe po ndërtohet pa plan e pa kritere, gjë që ka degraduar krejtësisht qyteti i Prishtinës, që do të duhej të ishte shembull për të gjitha qytetet tjera të Kosovës.

Për shkelje të ligjit dhe abuzim me leje ndërtimi, sipas Kelmendit, do të duhet një hetim i thellë nga Prokuroria.

Image
Muhamet Kelmendi

“Prishtina është shndërruar në një qyret ku çdo gjë e ndërtuar pothuajse është në kundërshtim me planin rregullativ të qytetit. Asgjë nuk po ndërtohet për të mirën e qytetarëve dhe të qytetit që frymon lirë dhe që ka hapësirë për jetë. Të vjen shumë rëndë dhe nuk do fare logjikë të thellë që të konstatohet se nuk ka fare plan rregullativ. Të tëra lagjet e reja të Prishtinës që janë ndërtuar apo që po ndërtohen, në këtë anë janë ndërtuar nga të gjitha kompanitë e ndërtimit dhe jo vetëm nga familja e Latif Kryeziut, por edhe nga Dukagjini, Kava grup, Hoxha Compani, Standardi dhe kush jo tjetër nuk ka marr leje pa kritere të ndërtimit. Është ndërtuar lagje pas lagjes, me emra bombastik, si Rojal, Sllovenia Group, e emra tjerë. Kudo ka shkelje ligjore e ndoshta edhe vepra penale”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, derisa dihet ashiqare që ka shkelje ligjore në dhënien e lejeve të ndërtimit, Prokuroria do të duhet marr me hetimin e tyre. 

“Pse dhe a hetohen këto raste nuk e di! Nuk kam të dhëna. Mirëpo, kërkohet të hetohen të dy anët, ndërtuesit dhe vetë organet kompetente të qytetit të Prishtinës. E natyrisht se qytetaret duhet kundërshtuar ndërtimet që janë kundër natyrës, sikundër ishte plani për ndërtimin e lagjes në Badovc. Këto janë veprime tipike të ndaluara dhe natyrisht se i takon Prokurorisë kompetente të merret zyrtarisht. Se kush do të bije në pranga është çështje e hetimeve që i ndërmerr organi kompetent, ai vendos.”, deklaron profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)