Deputeti i CDU thirrje VV’së e LDK’së: Bëjeni qeverinë, siguroni perspektive evropiane për qytetarët
Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Nikolas Lobel, ka deklaruar se është koha që të përfundojnë negociatat për krijim të qeverisë së re në Kosovë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.
Lobel në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter ka deklaruar se vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike.
“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, ka shkruar Lobel.
It is time to conclude negotiations to form the government in #Kosovo. Will of people for change and #democracy expressed on Oct 6 last year should be translated in effective and democratic governance and rule of law to ensure EU future and prosperous life for Kosovar citizens.
— Nikolas Löbel (@NikolasLoebel) January 14, 2020
Ndryshe, dy partitë që po synojnë të krijojnë koalicionin tash e tre muaj, LDK e LV, në vazhdimësi janë duke marrë thirrje nga ndërkombëtarët për krijim sa më të shpejtë të institucioneve.
Një porosi e tillë është përcjellë edhe dje nga ambasada amerikane në Prishtinë, e ambasadori Phlip Kosnett që ka vizituar partinë e Isa Mustafës.
(Kosova Sot Online)