Zhvillimet në prapaskenë, zbulohet plani i Hashim Thaçit që t’i ‘ikë’ Speciales

  • 15 January 2020 - 07:35
Zhvillimet në prapaskenë, zbulohet plani i Hashim Thaçit që t’i ‘ikë’ Speciales

“Hashimit dhe atyre që i ka rrotull i ka hyrë frika në palce nga Gjykata Speciale dhe po ashtu edhe nga frika për shumë të zeza dhe tradhti që i kanë bërë Kosovës duke ia bërë argatin Serbisë fashiste. Këtu kur i shtohet edhe hajnia, këta i pret hapsi dhe dërgimi në DYZ. Këta me Hashimin e Brojës në krye nuk lënë gurë e dru pa lëvizur vetëm e vetëm të mos bëhet Albin Kurti kryeministër. Për këtë hile dhe për këtë dredhi të kësaj bande shkatërruese në krye me kapon e Brojës, gjithçka që e kam thënë në Kosova Sot mjerisht është mbi 90% e saktë, dhe prandaj po presim edhe pak dhe po del ajo kur e kam thënë se si i futin pykat kjo bandë shkatërruese, ku këmbët e gjarprit helmues dhe kafshimet e tij kanë përparuar shumë”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Reshat Badallaj, duke parë situatën e krijuar të ngërçit në bisedimet mes Vetëvendosje dhe LDK-së për koalicionin qeverisës, dhe presionin që po i bëhet kreut të VV-së, Albin Kurtit me letrat e dërguara nga Hashim Thaçi, thekson se arritja e një marrëveshje për të bashkëqeverisur është tepër e vështirë.

Sipas Badallajt, po luhen lojëra të tjera në prapaskena, pasi edhe zyrtarët e LDK-së e kanë paralajmëruar një koalicion tjetër pa VV-në, situatë kjo që i shkon për shtati Hashim Thaçit, që të blej edhe disa muaj kohë nga frika që ka prej Gjykatës Speciale.

Image
Reshat Badallaj

“Është e vërtetë e madhe se këto dy subjekte,VV dhe LDK, u bënë horë para botës dhe me qytetaret e vendit, por nuk i ka hije aty Hashimit, çunit të Haxhi Brojës, që më duket dhe kam dëgjuar e lexuar se po e quajnë edhe President të vendit, kumbarën e Aleksandër Vuqiqit dhe të ati kanabisit, të Kristaqit, që po luajnë me atë këlyshin tjetër, Baton Haxhiun. Pra dua të them se letra e këtij matrapazi është trysni, është me hile dhe nuk ja varë askush. Ky presion i Hashim të Brojes, po ashtu, tregon se me çdo kusht dëshiron të shkatërroj deri në themel Vetëvendosjen dhe të shantazhoj dhe në fund të dalin dhe të lehin se këta janë pa përvojë, të pa pjekur dhe çdo gjë tjetër që i vjen nëpër gojë. Thaçi e pret me padurim një gjë të tillë, pra të këputet dhe të largohet nga kurorëzimi koalicioni LVV-LDK edhe pse mendoj unë se nuk është aspak i natyrshëm”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt është pikërisht Hashim Thaçi, ai që do mjegull dhe nuk donë krijim të shpejtë të institucioneve stabile të shtetit, pasi ashtu mendon të përfitojë nga përndjekja prej Gjykatës Speciale, andaj provokon skenarë nga më të ndryshmet vetëm që Kosova të mos i krijon shpejtë institucionet e reja pas zgjedhore.

“Hashimit dhe atyre që i ka rrotull i ka hyrë frika në palce nga Gjykata Speciale dhe po ashtu edhe nga frika për shumë të zeza dhe tradhti që i kanë bërë Kosovës duke ia bërë argatin Serbisë fashiste. Këtu kur i shtohet edhe hajnia, këta i pret hapsi dhe dërgimi në DYZ. Këta me Hashimin e Brojës në krye nuk lënë gurë e dru pa lëvizur vetëm e vetëm të mos bëhet Albin Kurti kryeministër. Për këtë hile dhe për këtë dredhi të kësaj bande shkatërruese në krye me kapon e Brojës, gjithçka që e kam thënë në Kosova Sot mjerisht është mbi 90% e saktë, dhe prandaj po presim edhe pak dhe po del ajo kur e kam thënë se si i futin pykat kjo bandë shkatërruese, ku këmbët e gjarprit helmues dhe kafshimet e tij kanë përparuar shumë”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj thekson se nuk e ka thënë askush rastësisht se Qeveria mundë të bëhet edhe pa Vetëvendosjen, se ky skenar ekziston dhe vetëm po pritet momenti më i përshtatshëm për zbatimin e tij.

“Kjo lehje e sertë e kësaj kopeje mos të mendoj askush që është e rastësishme. Këta zagarët e LDK-së, mos ta mendojnë është krejt pa plane djallëzore kjo që e kanë pru deri këtu situatën, që vendi të jetë pa qeveri. Është gabim i madh nëse dikush mendon kështu. Kjo bandë është paguar nga bandat e kryebanditëve që shkatërruan Kosovën me atë klanin e Zemunpoljes që bënë batërdi dhe hallakamë Kosovën. Ora është dymbëdhjetë pa një çerek. Krisma dhe sherri së shpejti do të dal në dritë dhe pastaj do të jetë vonë. Klani famëkeq "PRONTO", klan mafioz, gjak zi e qime zi, bashkë me bandën titiste ka kohë që janë duke punuar kundër Vetëvendosjes” , deklaron analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ajo që po e zvarritë realizimin e këtij plani përjashtues për LVV, është frika nga zgjimi i popullit në protesta, prandaj janë akoma duke bërë kalkulimet e hollësishme nga Hashim Thaçi me grupin e tij të shantazhit.

“Vetëm një frikë të madhe e kanë këto dy banda tradhtarësh dhe ajo frikë është nga kryengritja gjithë popullore. Më besoni se ju frikësohen popullit se përndryshe këto dy banda dredharakësh dhe hajnash që moti i´a kishin qitur "PARLLAKIN". Ndryshe, si mund të kuptohet dhe cila është loja e pistë që lehin kjo bandë hajdutësh me këta 3 "DEPUTET" që t´i bashkohen LDK-së, dhe a nuk e shihni këtë lojë të pistë të këtyre dy bandave. Sa i përket variantit të dytë;LDK,NISMA DHE AAK, kjo është krejt kollaj, këta janë dëshmuar se për të kapur shtetin dhe hajnin këta janë gati të bëjnë e të japin gjithçka”, përfundon Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)