Gjykata i gjobitë me nga 250 euro, 2 rusët që u kapën në Kosovë

  • 15 January 2020 - 15:14
Gjykata i gjobitë me nga 250 euro, 2 rusët që u kapën në Kosovë

Në veri të Kosovës u ndalën e u arrestuan dy shtetas rus më 13 janar.

Këta kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, pasi në formë të ligjshme nuk u lejuan nga autoritetet e Kosovës, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm.

Igor Krasikov dhe Marina Vladimira Krasikova, u kapën në fshatin Sarpelj të Komunës së Leposaviqit.

Tani Gjykata Themelore e Mitrovicës, ka vendosur që ata t’i largojë nga Kosova.

E vendin i gjykatës është edhe një gjobë prej 250 eurosh për secilin për hyrje ilegale në Kosovë.

Kohët e fundit janë rritur raportimet për rusë të cilët po qëndrojnë në Kosovë, madje disa prej tyre është thënë se janë edhe pjesë e shërbimit sekret ushtarak rus i njohur si GRU.

(Kosova Sot Online)