‘Goditje’ e rëndë për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja arsyeja e vërtet për...

  • 16 January 2020 - 07:34
‘Goditje’ e rëndë për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja arsyeja e vërtet për...

“I tërë problemi është për punësim të njerëzve, si dhe pasurim të pa bazë. Këto parti asnjëherë nuk mundë të jenë në shërbim të qytetarëve pa qenë së pari në shërbim të vetes së tyre. Këto parti janë shndërruar në ente për punësim të njerëzve, dhe kryesisht këto janë qëllimet e shumta të tyre”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së fundit të Albin Kurtit ndaj LDK-së, që propozon shtimin e numrit të ministrive edhe për dy ministri të tjera.

Burjani thekson se tani LVV dhe LDK po i ngjajnë shumë koalicionit të PAN-it, pasi e gjithë beteja po zhvillohet për pushtet, për punësime politike dhe familjare të militantëve të vetë, jo për interesin e qytetarëve ashtu sikur që patën premtuar.

Image
Blerim Burjani

“I tërë problemi është për punësim të njerëzve, si dhe pasurim të pa bazë. Këto parti asnjëherë nuk mundë të jenë në shërbim të qytetarëve pa qenë së pari në shërbim të vetes së tyre. Këto parti janë shndërruar në ente për punësim të njerëzve, dhe kryesisht këto janë qëllimet e shumta të tyre”, thotë profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai thekson se kjo logjikë e të menduarit duhet të flaket njëherë e përgjithmonë, sepse partitë nuk duhet të shërbejnë si kompani private, por duhet të veprojnë vetëm për interesin qytetarëve.

“E jo të veprojnë vetëm si ndërmarrje punësimi, dhe duke pas intencë të vetme pasurimin sepse kështu vazhdimisht po rritet humbja e besimit qytetar ndaj politikës. Kjo logjik ka sjell ikjen e qytetarëve nga shteti që po vazhdon të jetë brenga më e madhe e shtetit dhe nuk ka të ndalur. Kosova po zbrazet për pasojë të kësaj klase politike që ka uzurpuar shtetin për interesat e ngushta klienteliste”, thot Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Kosova duhet të bëhet me institucione të reja sa me shpejtë, pasi po mbushen gjashtë muaj nga dorëheqja e qeverisë, dhe tre muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Koha po ecë shpejt dhe nuk mund të pritet në pafundësi, duhet deklarim më i qartë i të dy partive. Nuk ka shumë hapësirë për alternativa, ose koalicion ose zgjedhje. Tash së fundi LVV-ja e ka bërë edhe një propozim të fundit për rritje të numrit të ministrive dhe ka dhënë pozitën e presidentit. Kjo mundë të jetë marrëveshje kompromisi përfundimtar. Është në përgjegjësinë e LDK-së që të jep verdiktin, mund të ketë qeveri shume shpejtë nëse LDK nuk nxjerr tema tjera të pa pritura”, përfundon profesor, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)