Artan Hoxha zbulon dy vrasësit e mundshëm të djalit të tezes së Fatmir Haklajt

  • 16 January 2020 - 18:49
Artan Hoxha zbulon dy vrasësit e mundshëm të djalit të tezes së Fatmir Haklajt

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se një nga personat që dyshohet të ketë ekzekutuar biznesmenin Guxim Gjyriqi në Tropojë është një ish-pjesëtar i forcave speciale të Shqipërisë. I ftuar në studion e ‘AbcNews”, Hoxha u shpreh se dyshime ka gjithashtu edhe për një personazh shumë të fuqishëm të botës së krimit në këtë zonë. Gazetari shtoi gjithashtu se në Tropojë pas krimit mbizotëron frika.

Guxim Gjyriqi ishte njëkohësisht edhe djali i tezes së Fatmir Haklajt. 

“Dyshohet se është një pjesëtar i forcave speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes. Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi përsonash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre. Shumë qytetarë të Tropojës kanë mbetur të tronditur nga efekti i kësaj ngjarje e cila ka tronditur opinionin. Policia atje ka nje prezence minimale, nuk arrinin dot të ndalonin vrasjet. Ajo që del nga ngjarja e fundit dhe që është pjesë e hetimit është arma e përdorur. Goditja mbas shpine që i është bërë vitkimës, fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë është pamundur që të mos kenë pasur mbështetje, ka ndihmës, dhe persona që e njohin mirë qytetin. Mund të jetë më orgjinë apo të ketë banuar aty. Kjo ngjarje do të ketë vijim do të kemi informacione të tjera që nuk u publikuan sot. Qëllimi është që të parandalohen ngjarjet e tjera. Një dekadë e gjysëm ai vend u kthye i pabanueshëm. Sot jemi 11 ditë mbas një ngjarjes e cila rrezikon të kthejë një situatë e cila nuk do ta dëshironte askush,”- theksoi ndër të tjera gazetari.

(Kosova Sot Online)