“Pazari me LDK-në”, Vetëvendosjes i vjen goditja e rëndë

  • 17 January 2020 - 07:33
“Pazari me LDK-në”, Vetëvendosjes i vjen goditja e rëndë

“VV nuk po ndryshon asgjë nga subjektet tjera politike. Si programi, ashtu edhe pozitat i detyruan të dalin në sipërfaqe si njerëz dhe parti karrieriste, që lufton jo për shtet por për pushtet etj. Programin qeverisës e harmonizuan, duke bërë bashkim dy ideologji re pabashkuara, atë majtiste dhe djathtiste në ndërtim të shtetit. Ndërsa, lufta për ministri për pozitat shtetërore, për President e Kuvend i hoqi maskat dhe dolën ashtu siç është pritur nga analistët politike e të tjerët. Radhë u shtuan edhe dy ministri”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pas ofertës së fundit që Levizja Vetëvendosje i bëri LDK-së për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth ndarjes së pushtetit, duke e shtuar numrin e ministrive nga 12 sa ishin merr vesh më herët në 14, kanë reaguar njohësit e zhvillimeve politike të cilin e kishin vlerësuar si shumë pozitive idenë e zvogëlimit të numrit të ministrive, duke i zbritur ato nga 21 sa kishte koalicioni PAN, në vetëm 12 ministri.

Mirëpo tani propozimin e fundit i LVV-së që të shtohen edhe dy ministri të reja, e shohin thjeshtë si një qasje jo serioze, pasi po harrohen parimet e vendosura në fillim të bisedimeve, kur LVV dhe LDK lavdëroheshin se e kanë zbritur numrin e ministrive në maksimum, për 9 ministri më pak se që kishin partnerët e PAN-it.

Lidhur me këtë ndryshim të fundit të qëndrimeve në Vetëvendosje, për “Kosova Sot Online“ ka folur analisti dhe profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit, me këtë ofertë të re nga LVV për LDK-në, po dëshmohet se edhe VV-ja bashkë me LDK-në nuk dallojnë aspak nga të gjitha partitë tjera,dhe kjo që po ndodhë tani është vetëm pazar politik, ejo diçka që shkon në interesin e qytetarit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Populli thotë: "Shyqyr se ra kjo vdekje dhe u pamë". VV dhe LDK ka proklamuar se do të ndërtojnë pushtet funksional dhe shpejt, brenda 3 a 4 ditëve, ndërtojnë koalicionin qeverisës. Nga LDK është e ditur se gënjejnë, sepse është parti që tërë kohën ka qenë në pushtet, ndërsa VV nuk ishte në pushtet, ndaj edhe qytetaret i besonin. Ra kjo dhe u pa. VV nuk po ndryshon asgjë nga subjektet tjera politike. Si programi, ashtu edhe pozitat i detyruan të dalin në sipërfaqe si njerëz dhe parti karrieriste, që lufton jo për shtet por për pushtet etj. Programin qeverisës e harmonizuan, duke bërë bashkim dy ideologji re pabashkuara, atë majtiste dhe djathtiste në ndërtim të shtetit. Ndërsa, lufta për ministri për pozitat shtetërore, për President e Kuvend i hoqi maskat dhe dolën ashtu siç është pritur nga analistët politike e të tjerët. Radhë u shtuan edhe dy ministri”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, sipas Kelmendit akoma më skandaloze bëhet situata, kur shihet se qëllimi i shtimit të numrit të ministrive, shkon edhe për kënaqjen e oreksit të Listës Serbe.

“Kjo që VV me e marr edhe një ministri, ndërkohë që Lista Serbe i bënë dy ministri, kjo është turp! Nga 3 a 4% sa janë në Kosovë në Qeveri Lista serbe po e merr pushtetin mbi 20%. VV duhet të kthehet në pozitat fillestare. LDK është parti nga e cila fare nuk pritet pushtet i mirëfilltë dhe fare nuk pritet gjë pozitive. LDK është parti e njerëzve të karrieriste, pa interesa shtetërore dhe tipike manipuluese. Ata po bëjnë çdo gjë për të i kënaqur interesat e veta dhe të anëtarëve që janë në këtë parti. Por, VV u dha si parti e popullit dhe doli si parti e interesit. Dhe, kjo u bë mirë, në mënyrë që të njihet si është. Mbetet të presim çka po ndodhë”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)