I dënuar me 8 vjet burg, kapet në befasi

  • 18 January 2020 - 14:08
I dënuar me 8 vjet burg, kapet në befasi

Kapet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg. Arrestimi u bë i mundur nga strukturat e policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me ato të Tiranës. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)