Përfshihet nga zjarri një lokal i pashfrytëzuar në Germi

  • 18 January 2020 - 15:31
Përfshihet nga zjarri një lokal i pashfrytëzuar në Germi

Një objekt i pashfrytëzuar në Gërmi është përfshirë nga zjarri para pak minutave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, nuk ka të lënduar.

“Po tash sa jemi informuar, lajmi i parë është se një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi për media.

Ndërkohë, lexues të medias kanë dërguar pamje ku shihet zjarri në këtë objekt.

(Kosova Sot Online)