Flet eksperti i njohur: Të shkarkohen Ahmeti dhe Sejdiu, kështu ndalet lidhja kriminale me...

  • 18 January 2020 - 16:07
Flet eksperti i njohur: Të shkarkohen Ahmeti dhe Sejdiu, kështu ndalet lidhja kriminale me...

“Fakti që mua më pengon është se pse qytetarët po lejojnë që ende Shpend Ahmeti ta udhëheq Prishtinën, duke e ditur që aty ka hyrë si anëtare i LVV-s e jo i PSD-s. Do të duhet që së paku asamblistët e Komunës në Prishtinë të kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit, dhe të jepet shansi që Prishtina të shkoj në zgjedhje për kryetar të komunës. Vetëm në këtë mënyrë, djali i axhës se Dardan Sejdiut do largohej nga pozita i sekretarit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe të gjithë të tjerët që janë kontrabanduara sikur ky nga klani i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas analistëve politikë, humbja në zgjedhjet e 6 tetorit nga ana e Shpend Ahmetit dhe PSD-së së “huazuar” nga Kaqusha Jashari, ka bërë që klani i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiu të hulumtojnë nëpër çdo ndërmarrje e agjencion, që është në përgjegjësi të qeverisë komunale të Prishtinës, për të rehatuar dhe sistemuar militantët e klanit të tyre, që të zhvatin dhe të plaçkitin aq sa të munden deri në fund të këtij mandati të mbetur në krye të komunës së Prishtinës. 

Si[as tyre, kështu është vepruar së fundmi me rehatimin e djalit të axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu, i cili është emëruar sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. 

Image
Dardan Grapci

Lidhur me këtë, njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci ka thënë për “Kosova Sot Online” se ky veprim është edhe një dëshmi se si po vazhdon kapja e komunës së Prishtinës nga klani kriminal i Shpend Ahmetit, në krye të të cilit klan është Dardan Sejdiu, apo shefi i shefave, si Adem Grabovci në klanin Pronto të PDK-së.

“ Derisa PSD-ja ka mbetur pa asnjë deputet me humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit, kurse Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu u deklaruan se largohen nga të gjitha pozitat në këtë subjekt politik dhe i rikthehen angazhimit në Komunën e Prishtinës, tani të njëjtit po vazhdojnë ta bëjnë komunën vend të pazareve kriminale të klanit të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, pasi që janë të bindur se kurrë në jetën e tyre nuk do të jenë në këto pozita, prandaj edhe po bëjnë zhvatjet maksimale duke keqpërdorur në maksimum pozitat e tyre, duke u vënë në tërësi në shërbim të nëntokës kriminale. E për të mos lejuar që ky krim të vazhdon deri në fund të mandatit”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci kërkon që kjo lidhje kriminale të shkëputet duke e shkarkuar Shpend Ahmetin nga pozita e kryetarit të Prishtinës, si dhe Dardan Sejdiun, pasi me largimin e tyre nga pozitat, shkatërrohet e gjithë lidhja mafioze e klanit të tyre.

 “Nuk është rasti i parë ky në Kosovë, ku njerëzit politik i emërojnë familjarët e ngushtë nëpër pozita të larta ose i shtinë në punë si të ishte person me eksperiencë. Fakti që mua më pengon është se pse qytetarët po lejojnë që ende Shpend Ahmeti ta udhëheq Prishtinën, duke e ditur që aty ka hyrë si anëtare i LVV-s e jo i PSD-s. Do të duhet që së paku asamblistët e Komunës në Prishtinë të kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit, dhe të jepet shansi që Prishtina të shkoj në zgjedhje për kryetar të komunës. Vetëm në këtë mënyrë, djali i axhës se Dardan Sejdiut do largohej nga pozita i sekretarit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe të gjithë të tjerët që janë kontrabanduara sikur ky nga klani i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

 “Shumë individ në fillim bëhen si viktimë ose e luajnë rolin e shefit, por në fund po dështojnë, prandaj as djali i axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu nuk do ta ketë larg, sepse me krijimin e Qeverisë së re ose më së voni me mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale këta do të largohet nga ajo pozitë që e ka ai dhe të tjerët që po emërohen si ai. Unë uroj dhe shpresoj që në zgjedhjet lokale qytetarët e Prishtinës ta largojnë Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun nga marrja e vendimeve, por nëse nuk arrihet kjo atëherë përfundimisht në zgjedhjet e reja lokale ai nuk do të votohet, duhet votuar një parti tjetër që jep kandidatin më serioz dhe që vërtetë mundë të ndihmojnë për ndalimin e degradimit dhe deformimit të mëtejshëm të Prishtinës”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)