Ja kush thotë se Albin Kurti mund të bëjë koalicion me PAN-in

  • 20 January 2020 - 18:05
Ja kush thotë se Albin Kurti mund të bëjë koalicion me PAN-in

Melihate Tërmkolli e LDK-së po thotë se nëse nuk arrihet marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike atëherë opsion është që partia e Albin Kurtit të bashkohet me PAN-in.

Këto komente Tërmkolli i bëri, duke thënë se nëse nuk bëhet marrëveshja LV – LDK, atëherë Kurti nuk do të ketë opsione të tjera.

“Krejt këto informacione që jepen, deklarimi i kryeministri në detyrë, krejt këto sjellje të VV madje ishte një deklaratë e tyre që ne do të bëjmë, nuk ka opsione tjera, kjo të jep me kuptu që kjo mundet me qenë ky koalicioni që këta e kanë luftu aq shumë, mund të jetë, kurgjë s’përjashtohet”, ka deklaruar ajo.

Tërmkolli ka thënë se qeveria e pakicës që u përmend pak ditë më parë, nuk ofron as zgjidhje e as stabilitet.

“Ishte edhe kjo tjera, një lloj qeverie e pakicës që nuk ofron as zgjidhje e as stabilitet”, shtoi e njejta.


(Kosova Sot Online)