“Shumë mirë bëri edhe Ramushi”, Rama ka një përgjigje për linjën ajrore Serbi-Kosovë

  • 20 January 2020 - 19:12
“Shumë mirë bëri edhe Ramushi”, Rama ka një përgjigje për linjën ajrore Serbi-Kosovë

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”.  Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! – tha Rama

Sipas tij, “shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”.

(Kosova Sot Online)