Pika më e thellë në Tokë fsheh shumë sekrete
Vorbulla e Paqësorit të Jugut është një nga pesë rrymat e mëdha të oqeanit në planetin tonë dhe ndodhet, siç sugjeron emri, në Oqeanin Paqësor Jugor, dhe aty ndodhet Pika Nemo- poli oqeanik i pa arritshmërisë në pikën më të largët nga toka në vend.
Kjo hapësirë oqeanike është e ndryshme nga rrethina e saj, dhe është e njohur edhe si një vend varrosjeje hapësinore.
Deri kohët e fundit, shkencëtarët nuk kanë pasur një pamje të qartë të jetës që jeton në këto ujëra misterioze, të cilat zënë 10 për qind të sipërfaqes së Tokës.
Vorbulla e Paqësorit Jugor, për këtë arsye, është konsideruar gjithmonë një shkretëtirë për sa i përket biologjisë detare.
Me gjithë izolimin e saj, jeta mbijeton atje, dhe shkaqet e mungesës së ekosistemit janë të shumta dhe përfshijnë distancën nga ushqyesit që ofron toka, mënyrën se si uji qarkullon qendrën e vorbullës nga pjesa tjetër e oqeanit, si dhe nivele të larta të rrezeve UV.
Eksplorimi i kësaj shkretëtire të oqeanit është një përpjekje shumë sfiduese, si për shkak të distancës dhe madhësisë së hapësirës që zë – 37 milionë kilometra katrorë.
Përkundër këtyre sfidave, shkencëtarët kohët e fundit kanë qenë në gjendje të shikojnë në sistemin mikrob të ujërave atje.
Ekuipazhi, i udhëhequr nga studiues të Institutit Max Plank për Mikrobiologji Detare në Bremen, Gjermani, u nis me një ekspeditë gjashtë javore që shtrihej nga Kili në Zelandën e Re.
Falë përpjekjeve të studiuesve në Institut, të dhënat mikrobiologjike u mblodhën nga një thellësi prej pesë kilometrash.
Gjetjet kanë konfirmuar se numri i mikroorganizmave në sipërfaqen e Paqësorit të Jugut është tre herë më i ulët se numri i qelizave në vorbullën Atlantike.
“Është ndoshta sasia më e vogël e qelizave të gjalla të matura ndonjëherë në oqean”, thotë Bernhard Fuks, një mikrobiolog dhe ekolog, ekipi i të cilit teston mostrat e mbledhura.
Ekipi i Fuchs konfirmoi që kërkimet do të vazhdojnë.
(Kosova Sot Online)