Vrasja e dëshmitarëve të Speciales, vjen alarmi i rëndë nga eksperti i sigurisë

  • 21 January 2020 - 07:43
Vrasja e dëshmitarëve të Speciales, vjen alarmi i rëndë nga eksperti i sigurisë

“Kjo vlen sidomos për krimet e niveleve të rënda siç pritet të vërtetohen nga Dhomat e Specializuara. Është e besueshme që i ndjeri Nazmi Rrustemi është vrarë pikërisht për shkak të dëshmimit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Eliminimi i dëshmitarëve në Kosovë ka qenë dhe sigurisht vazhdon të jetë me shkallë të lartë. Kjo është vërtetuar edhe nga raportet zyrtare të organizatave të jashtme mbi problematikat e zbatimit të ligjit në Kosovë”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Vrasja në rrethana të pa qarta të inspektorit të pylltarisë në rajonin e Prishtinës, pylltarit Nazmi Rrustemi, për të cilin familjarët deklaruan se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale, po vazhdon të komentohet dhe shihet si një rast shqetësues për të ardhmen e dëshmitarëve të tjerë, të cilët mundë të dekonspirohen, zbulohen dhe të vriten për shkak të dëshmive që ata mundë të paraqesin për individët e caktuar, që do të jenë objekt i aktakuzave të ngritura ditët në vijim nga Prokuroria Speciale e dhomave të Specializuara.

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së sigurisë, Xhevat Meha thotë për “Kosova Sot Online” se zhdukja e dëshmitarëve dhe dëshmive është një praktikë e krimit të organizuar që funksionon në gjithë botën, kështu që diçka ngjashëm do të ndodhë edhe në Kosovë me dëshmitarët e Speciales, për aq sa arrijnë grupet e caktuara t’i zbulojnë dhe identifikojnë se cilët janë këta dëshmitar.

Image
Xhevat Meha

“Familjarët e të ndjerit deklaruan se Nazmiu ishte dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo as nuk u pohua po as nuk u mohua nga kjo zyre. Kësisoj, mundë të merret si e vërtetë që Nazmiu ka qenë dëshmitar. Se a ishte dëshmitar i mbrojtur, kjo duhet të vërtetohet për faktin se është pak e besueshme që dikush edhe të jetë i mbrojtur edhe të lëvizë lirshëm si i pa mbrojtur. Është rregull i krimit që dëshmitë të zhduken. Është po ashtu rregull i krimit që dëshmitarët ose kthehen në bashkëpunues të krimit ose eliminohen, dhe kjo edhe përmes marrjes së jetës”, thotë njohësi i fushës së sigurisë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, eliminimi dhe vrasja e dëshmitarëve apo kthimi i tyre në dëshmitar bashkëpunues me krimin, zakonisht ndodhë tek aktakuzat e nivelit të lartë, gjë që nuk përjashtohet tani një gjë e tillë tek rastet me Gjykatën Speciale.

“Kjo vlen sidomos për krimet e niveleve të rënda siç pritet të vërtetohen nga Dhomat e Specializuara. Është e besueshme që i ndjeri Nazmi Rrustemi është vrarë pikërisht për shkak të dëshmimit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Eliminimi i dëshmitarëve në Kosovë ka qenë dhe sigurisht vazhdon të jetë me shkallë të lartë. Kjo është vërtetuar edhe nga raportet zyrtare të organizatave të jashtme mbi problematikat e zbatimit të ligjit në Kosovë”, përfundon Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)