Befason Trump në Zvicër, ja masat e tij kundër rrëshqitjes në borë

  • 22 January 2020 - 13:40
Befason Trump në Zvicër, ja masat e tij kundër rrëshqitjes në borë

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte përgatitur për dëborën dhe ngricën e Zvicrës.

Mediave të huaja nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm, ai kishte veshur këpucë dëbore.

Trump është parë duke ecur nëpër borë me një palë këpucë që kishin “thumba”, me qëllim që të shmangë rrëshqitjen gjatë ecjes apo edhe ndonjë rrëzimi të papritur.

Mediat botërore raportojnë se Trump këto këpucë nuk i kishte veshur pasi zbriti nga aeroplani presidencial 'Air Force One' në aeroportin ndërkombëtar të Cyrihut.

Por, kur helikopteri Marine One e dërgoi në zonën plotë borë, ai doli para shumë gazetarëve dhe kameramanëve me këpucët kundër rrëshqitjes që kishin një shtresë të veçantë të ngjitur.

(Kosova Sot Online)